Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) ka rënë për 1 cent, duke zbritur nga 1.74 euro në 1.73 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.51 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.60 euro për litër.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.





















