Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë një video në Facebook, ku ka shkruar se makina e qeverisë, rri ndezur ‘’për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndërtesës’’.

Musliu ka shkruar se naftën e paguan qytetari përmes taksave.

Postimi:

Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndertesës.

Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve.

Për qytetarin: dorë e shtrënguar.

Për fermerin: barrë mbi shpinë.

Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts