Ndahet nga jeta drejtori operativ i Alsat, Hajredini – dyshohet për vetëvrasje
Sipas informacioneve fillestare, drejtori operativ i televizionit Alsat, Hajredini, është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Hajredini për më shumë se 16 vjet ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet obduksionit, e cila pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.




















