Ka ndërruar jetë në moshë të re Artan Bytyqi nga fshati Mirosal i Ferizajt.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit, ndërsa sipas njoftimit të familjes, Bytyqi ka vdekur në Gjenevë të Zvicrës.
I ndjeri, i lindur në vitin 1989, do të varroset nesër, të martën, më 10 nëntor 2026, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Mirosal.
Familja Bytyqi ka njoftuar për ceremoninë e varrimit, ndërsa ka marrë ngushëllime nga të afërmit dhe bashkëfshatarët.


















