Policia e Sarandë ka goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në zonën bregdetare, duke arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe duke shpallur në kërkim një grua, për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet.
Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në lagjen nr. 1 të Sarandës, u konstatua se në një objekt të përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre të ndërtuara edhe në ujë, po kryheshin punime pa leje në një hapësirë plazhi, shkruan vizionplus.tv.
Në pranga ranë:
K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;
B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë;
E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;
O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë;
E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;
Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.
Ndërkohë, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja A.B., e cila posedon hapësirën e plazhit dhe dyshohet se kishte porositur kryerjen e punimeve.
Pas veprimeve procedurale, Policia njoftoi strukturat e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kanë nisur prishjen e ndërtimeve të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











