Pak orë pasi u bë publike shitja e biletave online, janë shitur pothuajse të gjitha për ndeshjen e datës 9 shtator ndërmjet Kosovë dhe Zvicrës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej 13 mijë e 980 ulëseve dhe shitja e të gjithë biletave tregon interesimin e madh për të ndjekur nga afër këtë ndeshje.
Grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, kanë berë të ditur se posedojnë bileta por jo për të gjithë.
Ata në një postim kanë thënë se biletat do të shpërndahen për anëtarët e anëtarësuar dhe jo për VIP-at që hajnë fara, përcjell IndeksOnline.
“Grupi “Dardanët” posedojnë bileta, por vetëm për anëtarët e anëtarësuar dhe ata besnikë/fanatikë që mbështesin kombëtaren për 90 minuta dhe assesi për VIP-a që gjatë ndeshjes konsumojnë fara e i kanë duart e zëna për të duartrokitur e kënduar.
FORCA KOSOVË!
Plotësim; Dardanët posedojnë vetëm biletat e sektorit Veriu, dhe duhet të paraqitni kartelën e antarësisë për tu pajisur me biletë”, thuhet në njoftimin e tyre.