Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.
Në njoftim bëhet e ditur se ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00.
Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit.



















