Gjobat për qytetarët që nuk i kanë konvertuar tabelat e tyre nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës do të fillojnë të shqiptohen nesër nga ora 8:00 në mëngjes.
“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites” – ka thënë ai.
Nesër do të hyjë në fuqi faza e shqiptimit të gjobave për shoferët që nuk i kanë konvertuar targat e veturave nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Lidhur me çështjen e targave sot në Bruksel është janë zhvilluar bisedime disaorëshe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por siç ka njoftuar ndërmjetësuesi Josep Borrell nuk është arritur asnjë marrëveshje.