Nesër do të varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit.35-vjeçari vdiq pas një aksidenti të trafikut.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën nga ora 17:00 në varrezat e Lloqanit.
Ndërsa komuna e Deçanit do të organizojë mbledhje komemorative, nga ora 15:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.




















