Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon Forumin rajonal të mbrojtësve të të drejtave të njeriut. (Hotel Sirius, Prishtinë ora 9:00)
Dita e dytë e Konferencës ndërkombëtare “Urat e kujtesës: pajtim dhe drejtësi tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit – diplomacia, kujtesa dhe interpretimi historik”(Hotel Emerald, ora 9:15)
Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit organizon shënimin e Ditës Botërore të Akreditimit. Merr pjesë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së (Hotel Venus, Prishtinë, ora 9:30)
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës:
Homazhe në Varrezat e dëshmorëve. (Lagjja Velania, ora 10:00)
Nderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)
Seanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)
Marshi i UÇK-së nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)
Ndeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)
Koncert festiv me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 18:30)
KQZ nis numërimin e fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë, ora 16:00)
Ceremonia e hapjes së Kongresit të 14-të Ballkanik të Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës (Hotel Emerald, ora 18:00)



















