Instituti Riinvest në cilësinë e sekretariatit të Forumi Ekonomik i Grave organizon tryezën me temë: Opsionet e politikave për forcimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes angazhimit të grave”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 9:30)
Mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal të Deçanit për aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së (Salla e Kuvendit Komunal të Deçanit, ora 11:00)
Platforma qytetare “Liria ka emër” mban konferencë për media. (Hotel “Prishtina”, Pejton ora 14:00)
Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Malishevës. Marrin pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues dhe donatorë nga Katari, nga Ambasada e Katarit në Tiranë dhe përfaqësues të Qatar Charity. (Qendra e Mjekësisë Familjare, Kijevë – Malishevë, ora 16:20)
Protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 21:00)




















