LAJME
1 min read
11

Ngjarjet e datës 23 maj

May 22, 2026
0
Ngjarjet e datës 23 maj

Shtabi komunal për parandalimin dhe luftimin etheve hemoragjike në Komunën e Malishevës njofton se do të bëhet spërkatja selektive nga toka të zonave endemike në Lladroc (8:00-12:00)

Ministrja në detyrë e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila do ta prezantojë raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës, prej kur e ka marrë detyrën e ministres. (Objekti i Ministrisë, ora 10:00)

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë. Merr pjesë kryetari I Prishtinës Përparim Rama, e ngarkuara me punë e ShBA-së Anu Prattipati, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Salla Atelie, ora 13:00)

 

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Bislim Bislimi mban konferencë për media. Në fokus: zhvillimet e fundit të paautorizuara lidhur me Pallatin e Rinisë nga ana e Komunës së Prishtinës. (Kabineti i ministres, ora 16:15)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts