Hibrid.info mban konferencë për media. Prezantohen trendet e reja të dezinformimit dhe do të analizohen format e tyre që pritet gjatë fushatës zgjedhore. (Zyrat e Hibrid.info, sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 10:00)
Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Xhudo për Paqe” dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi për kryemjeshtrin Driton Kuka.
Marrin pjesë xhudistë dhe xhudiste nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia (Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ora 10:00 nis turneu, ceremonia e ndarjes së çmimit, ora 11:00)
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës: 14:00 Tubim në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona Dukagjinit”), 15:00 Tubim në Deçan. (Pallati i kulturës “Jusuf Gërvalla”), 16:00 – Tubim në Junik. (Hotel Gjeravica), 17:00 Tubim në Pejë. (Sheshi i qytetit)
Fushata zgjedhore e PDK-së: 17:00 Sheshi “Adem Jashari” në Lipjan, 18:30 Shtëpia e kulturës në Shtime dhe 20:00 Para muzeut në Suharekë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha viziton punishten e rrugës (Projekti i Rrugës Rajonale R116 Doganaj-Glloboqicë, ora 14:30)
Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin e trajnimit “Fuqizimi i të Rinjve 2026” . (Objekti i ICK-së, Prishtinë, ora 17:00)
UBT organizon ceremoninë solemne të diplomimit të maturantëve. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 17:00)






























