Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Sqarim: Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe duhet të jenë të pozicionuara aty më së voni në ora 10:30. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha. Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Mediat mund të marrin pamje nga pritja zyrtare e delegacionit para objektit të MPJD-së (shtrëngimi i duarve në ora 11:20), si dhe nga fillimi i takimit dypalësh. (Konferenca për media – MPJD, Salla e Konferencave (Kati 0), ora 12:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts