Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül e njohur si “Nihani” te “Kara Sevda” ka emocionuar fansat me postimin e saj më të fundit në InstaStory.
Ajo ka publikuar një fotografi të ëmbël krah bashkëshortit të saj, Kadir Doğulu, duke e shoqëruar me një emoji zemër të kuqe dhe duke e etiketuar atë.
Me buzëqeshjet e tyre dhe atmosferën e ngrohtë, çifti duket më i lumtur se kurrë, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.
Postimi është pritur me shumë pëlqime nga ndjekësit, të cilët vazhdojnë t’i mbështesin dhe t’i admirojnë si një nga çiftet më të dashura të ekranit turk.





















