Emërimi i Gëzim Tosunit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe si anëtari i Bordit për nostrifikim të diplomave, nuk lidhej vëtem afërsinë familjare me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Ai është gjetur se ndodhet në konflikt interesi. Agjenci kundëer Korrupsion doli me një konstatim të tillë. Për këtë arsye edhe Tosuni ofroi dorëheqjen e tij në Ministrinë e Arsimit.
Gazeta Insajderi merr vesh se Gëzim Tosuni është gjetur në konflikt Interesi për shkak të dy pozitave publike që mbanë ai.
Tosuni që është nip i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, mbante pozitën e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe i anëtarit të Bordit për nostrifikim të diplomave.
Agjencia Kundër Korrupsion, ka gjetur se Tosuni është në konflikt interesi. Dhe se detyrohet të jap dorëheqje nga njëra pozitë, për të shmangur konfilktin e interest.
Vendimi që sipas burimeve të Gazetës Insajderi është marrë me 26 janar nuk është bërë publik në faqen zyrtarë të AKK-së.
Gazeta ka dërguar pyetje në AKK por ende nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.
Pas vendimit të AKK-së, Gëzim Tosuni ka paraqitur dorëheqjen në Ministrinë e Arsimit.
Ministrja Arbërie Nagavci në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar se ka pranuar një email nga Tosuni.
Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Ilirjana Pylla ka konfirmuar zyrtarisht për Insajdeirn se Tosuni ka paraqitur dorëheqjen tek ministrja Nagavci nga pozita e këshillit shtetërorë për njohje.
“Personi në fjal ka paraqitur dorëheqje tek ministrja prej pozitë së këshillit shtetërorë për njohje”, tha zëdhënësja e MASHT-it për Insajderin.
https://insajderi.org/nipi-i-famshem-i-besnik-bislimit-ne-konflikt-interesi-iu-besua-edhe-nje-pozite-ne-kuader-te-masht-it/