Një total prej nëntë prodhuesish makinash në Kinë po tërheqin, ose po u duhet të modifikojnë, qoftë softuer ose harduer, deri në 4.3 milionë makina.

Pjesa më e madhe e shifrës së lartpërmendur, deri në 2.98 milionë automjete, bie mbi automjetet Tesla, dhe tërheqjet më të mëdha në historitë e tyre të shkurtra kryhen gjithashtu nga prodhuesit kinezë Xpeng, Leapmotor dhe Xiaomi.

Duke pasur parasysh se në shumë raste ky problem mund të zgjidhet me një përditësim të thjeshtë të softuerit “nëpërmjet ajrit”, dëmi financiar për këto marka do të jetë relativisht i kufizuar, ndërsa dëmi në reputacion mund të jetë më i madh.

Tesla e ka adresuar këtë çështje në makinat e saj për tregun kinez me etiketa paralajmëruese dhe një përditësim OTA që ul automatikisht dritaret e automjetit në rast aksidenti. Ndërsa ende nuk ka bërë diçka të ngjashme në tregun e saj vendas, marka është gjithashtu nën shqyrtim në SHBA nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada. NHTSA njoftoi muajin e kaluar se do të shqyrtonte standarde të reja sigurie për të “adresuar rrezikun e bllokimit të pasagjerëve në automjete gjatë një ndërprerjeje të energjisë”.

Pyetja tani është nëse ky ligj i ri kinez do t’i inkurajojë qeveritë në vendet e tjera të ndërmarrin hapa të ngjashëm, apo nëse kërkesa të tilla rregullatore do t’i detyrojnë përfundimisht prodhuesit e makinave të kthehen te dorezat e dyerve të dala “të modës së vjetër” pa një mekanizëm elektronik.

About Author
Yllka Gashi
View All Articles
Check latest article from this author !
Disa lagje dhe rrugë të Prishtinës mbesin sot pa ujë
Edhe sonte protestohet në Prishtinë
Molla, një frut i pasur me vlera ushqyese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts