Në 27-vjetorin e Çlirimit të qytetit të Fushë Kosovës, një hapësirë e re iu shtua Gjimnazit “Hivzi Zylfaj”.

Al Trade vazhdon të japë kontribut për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale dhe udhëheqësinë e kësaj shkolle, realizuam një investim simbolik në një pjesë të oborrit të shkollës, e cila tashmë mban emrin “Parku i Lirisë”, duke simbolizuar ditën e çlirimit të këtij qyteti.

 

Ky është vetëm një nga projektet që dëshmon përkushtimin tonë ndaj komunitetit. Padyshim, nuk do të jetë projekti i fundit, pasi Al Trade do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e arsimit, sporti, rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts