Mark van Bommel është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës, pas largimit të Rudi Garcias nga posti i përzgjedhësit.
Sipas raportimeve të mediave holandeze dhe belge, Federata Belge e Futbollit ka nisur menjëherë procedurat për gjetjen e pasuesit të Garcias dhe ish-mesfushori holandez konsiderohet favoriti kryesor për këtë detyrë.
Për Van Bommel, një emërim i tillë do të shënonte rikthimin në futbollin belg, ku ai pati sukses të madh në stolin e Antwerpit. Gjatë drejtimit të klubit belg, 49-vjeçari fitoi titullin kampion, Kupën e Belgjikës dhe Superkupën e Belgjikës. Më herët, ai ka drejtuar edhe PSV Eindhoven dhe VfL Wolfsburg.
Federata Belge synon ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e trajnerit, pasi në fund të shtatorit kombëtarja do ta nisë aventurën në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Italinë, Francën (dy herë) dhe Turqinë.




















