Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se Astrit Haraqisë dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktimin e kësaj mase ndaj gjashtë të dyshuarve, të arrestuar në kuadër të aksionit të koduar “Heshtja”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar që merrej me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të Prishtinës.

Ndërkaq, gjatë bastisjeve në banesën e Haraqisë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe para të gatshme dhe dy telefona iPhone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts