Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Sllovenisë në udhëtim me rezultatin 2-1.
Sllovenia ka mposhtur Kosovë në “Stozice Stadium” – në ndeshjen e pestë të Ligës C të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Kosovës kaloi në epërsi pas 60 minutave lojë, me anë të qendër sulmuesit nga Prizreni, Vedat Muriqi.
Megjithatë, festa jonë nuk zgjati shumë, vetëm katër minuta, pasi Jasmin Kurtic realizoi në portën e Arijanet Muricit – për të rikthyer barazimin në sfidë.
Deri në fund – Sllovenia kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti atë në sekondat e fundit, me anë të sulmuesit Josip Ilicic, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 92’të.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Josip Ilicic, që u vlerësua me notën 8.2.
Lojtari më i dobët në fushë ishte Anel Rashkaj.
Ja notat e lojtarëve