Noah Okafor ka kompletuar transferimin te Milani nga skuadra austriake Red Bulll Salzburg.
Kuqezinjtë paguan 14 milionë euro për transferimin e sulmuesit zviceran i cili ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.
Okafor ka thënë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet për të, pasi gjithmonë kishte dashur të luante për kuqezinjtë.
“Milani ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time”.
“Kur isha i vogël admiroja Kakan dhe Ronaldinhon duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburgut”.
“Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre”.
https://twitter.com/acmilan/status/1682864106599235584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1682864106599235584%7Ctwgr%5E837eb700bcf9138bea676f00515759942e07b8c0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fokafor-thote-se-transferimi-te-milani-eshte-nje-enderr-e-bere-realitet%2F
“Gjithashtu, kur shënova kundër Milanit vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leaon. Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit”.
“Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milanin të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu”, ka deklaruar Okafor.