Në mbledhjen e djeshme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.
Pas këtij lajmi ka reaguar drejtori i Insajderit, Parim Olluri.
Në një shkrim në Facebook, Olluri ka pyetur nëse lajmin për zbritje të shtesave në pension ia kanë dhënë Xhezide Aliut, plakës 107-vjeçare që në zgjedhjet e fundit tha se ka votuar për Albin Kurtin.
“A i keni tregu Xhyzides, plakës 107 vjeçare qe u përdorë për fushate, qe Albin Kurti ia ka zbritur për 20 euro shtesën pensionale? Gjynah plaka”, ka thënë ai