E ashtuquajtura, “Opozita e FFK-së” mungon sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, shkruan Insadjeri.
Që nga 2 marsi i këtij viti kur edhe është caktuar mbajtja e kuvendit zgjedhor është kontestuar vazhdimisht vendimi i Komitetit Ekzekutiv.
Për këtë arsye edhe “Opozita” sot nuk u paraqit në këtë Kuvend pasi e sheh si të jashtëligjshëm.
Në edicioni Special për Zgjedhjet në FFK, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi tha se ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi.
“Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm. Ka edhe delegatë tjerë që nuk duan të jenë pjesë e këtij kuvendi”.
Tutje, Zyberi ftoi organet që të kenë kujdes me monitorimin e Kuvendit.
“I ftoj organet që të kenë kujdes me monitorimin e këtij kuvendi. Çdo hap që është bërë është në kundërshtim me Ligjin e Sportit” – tha ai.
Ndryshe, për herë të parë kuvendi i FFK-së do të monitorohet vetëm nga një medium, kjo pasi që sipas FFK-së nuk ekziston hapësira e mjaftueshme për mediat e tjera.
Kujtojmë se, fillimisht kandidat për të parin e FFK-së ishin; Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti. Ku më pas këta dy të fundit u tërhoqën nga gara.