Dy boksierët do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në sfidën që luhet të dielën në orët e para të mëngjesit.
Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Orët e para të mëngjesit të ditës së diele, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre.
Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder.
Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt.
Kur jemi tek kuotat e ndeshjes, Fury shihet dukshëm si më favorit ndaj Wilder, me ‘Gipsy King’ që kuotohet me vetëm 1.29, si fitues i këtij meçi.
Në anën tjetër, fitorja e Wilder kuotohet me 3.25, vlerë shumë më e lartë se ajo e Furyt.
Meçi do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës, rreth orës 05:00, mvaret edhe prej meçeve tjera që luhen para këtij meçi.