“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Veteranit, ka thënë se guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal.
“Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Osmani ka potencuar se në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë!”, ka vijuar ajo.