Procesi për përfitimin e subvencionit prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat është ende në fazën e aplikimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave nuk ka nisur.

Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 qershor, prandaj aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e përfituesve.

Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, tha se vetëm pas përfundimit të afatit do të mund të dihet numri i saktë i aplikuesve.

“Ju njoftojmë se aplikimi është i hapur deri më 5 qershor. Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta”, ka deklaruar Shahini.

Ndryshe, qeveria ka miratuar masën për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro, ndërsa pagesat pritet të ekzekutohen pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe verifikimit të të dhënave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts