Në Qendrën e numërimit të Rezultateve, po vazhdon numërimi i votave me poste.
Të ndara në qytete, votat e diasporës për komunën e Malishevës, e kanë përmbysur rezultatin preliminar duke e renditur Lëvizjen Vetëvendosje, subjektin e parë në këtë komunë për ta lënë pas Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Lëvizja Vetëvendosje në rezultatet preliminare nga zgjedhjeve e 14 shkurtit kishte fituar gjithsej 6,301 ndërkaq pas numërimit të votave të diasporës VV-së i janë shtuar edhe 754. Gjithsej ka grumbulluar 7055 vota.
Kurse Nisma e Fatmir Limajt nga rezultati preliminar për komunën e Malishevës kishte fituar 6530 vota, ndërkaq pas numërimit te votave të diasporës ka grumbulluar gjithsej 6761 vota duke marrë kështu vetëm 231 vota nga mërgimtarët.
Kujtojmë që pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Lëvizja Vetëvendosja ka marrë mbi 78% të tyre, duke e shtuar edhe një ulëse ne Kuvendin e Kosovës.