Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.
Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.
Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re.
Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.
Patrick Berg gjithashtu thotë se Kosova duhet të punojë më shumë për të arritur qëllimet e saja.
Pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.
Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.
“Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkaloj këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman për Tëvë1.
The post Patrick Berg: Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s appeared first on Sinjali.