Partia Demokratike hap fushatën elektorale, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah Chris LaCivita.

Në podium nuk do të jetë vetëm kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë dhe një skenografi tërësisht me të rinj, të cilët do të jenë dekori i Berishës në podium, ku do të mbajë dhe fjalën, shkruan Tch.

Surpriza e kryedemokratit në këtë miting ështëë strategu i tij, Chris LaCivita, i cili tashmë e ka dhënë mesazhin në rrjetet sociale, ku më parë ka postuar videon e një bufi që gllabëron një mi, duke “thumbuar” kryeministrin Rama.

Pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët janë ulur përreth sheshit “Nënë Tereza”, ku janë gati 6 mijë karrige.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot – 23 Korrik
Ngjarjet e datës 23 korrik
Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts