Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 19:20.

“Sot, rreth orës 19:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova për Sinjalin.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts