Të enjten pasdite, policia ka shpallur një kërkim për David Kozák, të cilin e lidhi me një rast të vdekjes së dhunshme në fshatin Kladensko të Çekisë.
Dhe siç raportojnë mediat atje, më pas, u bë e qartë se i kërkuari ishte autori i armës që pasdite vrau dhjetë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë.
Siç edhe ishte raportuar më herët, ai tashmë ka vdekur.
Sipas informacioneve të publikuara nga policia në lidhje me kërkimin, ai supozohej të ishte i armatosur.
Ndryshe, bëhet fjalë për njeriun që dyshohet se vrau dhjetë persona – dhe të tjerë të plagosur – pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.
“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhej në një postim të televizionit çek.
Ndërsa Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.