Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë, dy raste janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga një rast është evidentuar në Podujevë, Pejë dhe Gjakovë. Si rezultat i këtyre incidenteve, katër persona janë arrestuar,.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë / 26.04.2026 – 06:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 26.04.2026 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 26.04.2026 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë / 26.04.2026 – 09:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.

Pejë / 26.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit ndaj të njëjtit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor.

Related Posts