Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje të madhe, ku shihet Dani Carvajal duke bërë komente nga stoli ndaj Trent Alexander-Arnoldit gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Betisit.

Pamjet, të cilat janë bërë virale, tregojnë Carvajalin, duke reaguar ndaj një situate ku Alexander-Arnold u vonua në rikthim defensiv, shkruan Indeksonline

Kjo ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, duke rikthyer debatin mbi përgjegjësitë mbrojtëse të lojtarëve dhe rolet e tyre në ekip.

Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit verën e kaluar pas skadimit të kontratës me Liverpoolin dhe deri tani ka regjistruar 26 paraqitje dhe 5 asistime këtë sezon.

Ndërkohë, Carvajal, një nga lojtarët më me përvojë të klubit madrilen, ka zhvilluar 20 paraqitje këtë sezon, megjithatë ka qenë i kufizuar nga disa dëmtime.

Related Posts