Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sipas Ramës, po punohet në katër fronte njëkohësisht, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se po bëhet demolimi i shtresës ekzistuese, vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit, punimet në pllakën betonarme dhe vendosja e pllakave të granitit.

“Në sheshin “Xhorxh Bush” po punohet në katër fronte njëkohësisht: Demolimi i shtresës ekzistuese; Vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit; Punimet në pllakën betonarme; Vendosja e pllakave të granitit. Vazhdojmë”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts