Qytetari Dritëro Mehmetaj, i cili është edhe regjisor ka publikuar pamje, ku shihet se është ndalur nga disa policë civilë në Prishtinë, më saktësisht përballë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në videon e publikuar ai dëgjohet teksa kërkon ta dijë arsyen e ndaljes, por të cilët nuk ia tregojnë.
“Cila është arsyeja e ndaljes? Pse po i kapërcen dy traka pa dhënë shenjë duke e rreziku komunikacionin, e tash po shitesh mangup. Pse më ndale”, i drejtohet ai policit në fjalë.
“Përveç që je mangup, a ma jep arsyen e ndaljes. E keni marrë shtetin në dorë”, thotë Mehmetaj në video.
“U bëra nervoz se i kaluat dy traka ma rrezikuat jetën. Pse më keni ndalë”, iu drejtohet ai policëve, kurse më pas e thërret Inspektoratin Policor të Kosovës.
https://vimeo.com/764616207?embedded=true&source=vimeo_logo&owner=187625676