• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Policë të Shqipërisë me standardet e dyfishta për “zhvatjeje” ndaj kosovarëve

1 month më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Ankesa e një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin, në vlerën prej 6 mijë lekësh (50 euro), i ka kushtuar me arrest dhe me vend pune një punonjësi të policisë në këtë qytet. Krahas kësaj, ka zbuluar edhe një skemë të re zhvatjeje ndaj kosovarëve dhe shtetasve të huaj.

Një ditë më parë, oficerë të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore kanë ndaluar inspektorin E.Q., nën dyshimin për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Denoncuesi, një drejtues automjeti nga Kosova, ka sqaruar në ankesën e tij se ky punonjës i policisë i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative, ndërkohë që në fletë-gjobën e dorëzuar në polici ai kishte shënuar shumën e 1 mijë lekëve, diku gjashtëfish më pak.

TË NGJASHME

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

1 day më parë

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

2 days më parë

“Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave admistrative të punonjësit të policisë E.Q., rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë në Korça.

Hetimet kanë zbuluar se rasti nuk është i izoluar.

“Në vazhdim të këqyrjes së blloqeve të administruar nga punonjësi i policisë, konstatohen raste të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht nga Kosova, për të cilat po bashkëpunohet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me qëllim dokumentimin e plotë. Lidhur me këtë rast, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. “AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090”.

Problemet e këtilla me të cilat përballen kosovarët në rrugët e Shqipërisë, nuk janë të reja.

Pesë vjet më parë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar ndaj autoriteteve të trafikut rrugor në Shqipëri, duke thënë se autoritetet e trafikut rrugor të Shqipërisë ndaj qytetarëve të Kosovës i zbatojnë standardet e dyfishta: nëse kanë mundësi në vend të fletë-gjobave u marrin para si ryshfet dhe në rast se nuk marrin, atëherë u vendosin gjobat e larta dhe i konfiskojnë dokumentet.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në vitin 2019 një amendament që ndryshon sanksionet për drejtuesit e automjeteve që kanë leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj, perfshirë edhe ata nga Kosova. Amendamenti i propozuar ka sjellë dyfishimin e gjobave për drejtuesit e këtyre automjeteve në këmbim të mospezullimit të patentë-shoferit.

Opozita asokohe kërkoi të rishihet në tërësi Kodi Rrugor i Shqipërisë, me qëllimin për të krijuar lehtësira për qytetarët dhe e kishte cilësuar dyfishimin e gjobës si masë represive për qytetarët nga Kosova, por edhe për shtetasit e tjerë të huaj, apo që kanë një leje drejtimi të lëshuar nga një vend i huaj.

Por, sipas mazhorancës, ky ndryshim thjeshtëzon procedurat administrative për shtetasit që kanë leje drejtimi për automjetet të lëshuara nga shtetet e huaja, në rastet kur ata shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Etiketa: Lajme
Postimi paraprak

Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

Postimi tjetër

Raiffeisen e NLB marrin vendim për zhvatjen e qytetareve, shtrenjtojnë çmimet

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

1 day më parë
LAJME

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

2 days më parë
LAJME

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

2 days më parë
LAJME

Lajm i trishtë:Vdes regjisorja Vjosa Berisha

2 days më parë
LAJME

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli përkrah Projektligjin për Trustin

2 days më parë
LAJME

Kamishi u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Kërkesa buron nga qytetarët

2 days më parë
LAJME

Presidentja e PE-së: Sot është dita kur Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

2 days më parë
LAJME

A pritet liberalizimi i vizave për Kosovën nga Samiti i BE-së që po mbahet sot

2 days më parë
Postimi tjetër

Raiffeisen e NLB marrin vendim për zhvatjen e qytetareve, shtrenjtojnë çmimet

Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

Tifozi më i flaktë i Milanit del totalisht nga vetja, qan si fëmijë në studio televizive

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

June 24 2022

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

June 24 2022

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

June 23 2022

Shkumbin Istrefi me dedikim prekës për vdekjen e motrës, Vjosa Berisha

June 23 2022

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

June 23 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.