Policët e Las Vegasit tani do të kenë edhe Tesla Cybertrucks – dhe “Eloni nuk ka të bëjë fare me to”
Las Vegas tani ka disa nga Tesla Cybertruck-et e para në shërbim aktiv policor, duke qarkulluar me ngjyrat zyrtare të policisë.
Dhjetë automjetet elektrike u dhuruan nga miliarderi dhe sipërmarrësi i teknologjisë, Ben Horowitz, prandaj taksapaguesit nuk paguajnë për to.
Cybertruck-et u përpunuan nga Unplugged Performance dhe janë të pajisura me drita, sirena, sistem PA dhe përforcime për terren të vështirë.
LVMPD parashikon se secili automjet do të kursejë të paktën 47,540 dollarë në pesë vjet, nga karburanti dhe mirëmbajtja.
Sheriffi Kevin McMahill thotë se automjetet janë praktike, të fuqishme dhe rrisin sigurinë e oficerëve.
Gjithashtu, pritet që këto Cybertruck-e të ndihmojnë në tërheqjen e kandidatëve të rinj për policinë.
























