Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një operacioni në rajonin e veriut janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në fshatin Mala Jabuka, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, rasti është regjistruar më 07.06.2026, kur njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave të rregullta kanë pranuar informacion se në objektin në fjalë mund të gjendeshin armë.

Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47, dy karikatorë të zbrazët të kësaj arme, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek të kalibrit 9×19 mm, dy granata-hedhës (tromblon) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Në rast nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts