
Mitrovicë Veri , 20 Shkurt 2025
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin e datës 17.02.2025 në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën Nacional Mitrovicë-Jarinje më saktësisht në fshatin Dren, pas shkaktimit të aksidentit drejtuesi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje.
Gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të Policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim.
—
Policija je identifikovala i uhapsila osumnjičenog koji je izazvao saobraćajnu nesreću sa materijalnom štetom i pobegao sa lica mesta
Mitrovica Sever, 20. Februar 2025
Regionalna jedinica drumskog saobraćaja RDP- Mitrovica Sever uspela je da identifikuje lice i vozilo koje je učestvovalo u saobracajnoj nezgodi dana 17.02.2025, udes između dva vozila se dogodio na magistralnom putu Mitrovica-Jarinje tačnije u selu Dren, a nakon udesa osumnjičeni vozač je napustio lice mesta.
Nakon istrage, uviđaja i stručnih provera koje su izvršili policijski službenici, identifikovan i uhapsen je osumnjičeni D.V., rođen 1972. godine, isti je i saslušan u vezi sa saobracajnom nezgodom i njegovim napuštanjem lica mjesta. Predmet je obrađen po redovnom postupku i prosleđen Prekršajnom sudu.
Proverom u bazi podataka Policije utvrđeno je da je osumnjičeni upravljao vozilom dok je bio pod zaštitnom merom tj. zabrana upravljanja vozilom na motorni pogon. Iz tog razloga izrečena mu je kazna u skladu sa Zakonom o prekršajima.
Kosovska policija ostaje posvećena pružanju usluga građanima širom zemlje bez razlike.



















