Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Një vajzë, afro 26 vjeç, dyshohet të ketë rënë nga kati i shtatë i banesës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

 

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot – 23 Korrik
Ngjarjet e datës 23 korrik
Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts