Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rreth orës 13:25 në Novosellë, pasi që është futur në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Kontrabandë me mallra’, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts