Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara.
Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur më 25 maj në orën 23:20, në fshatin Lubizhdë e Hasit. Pas një denoncimi për të shtëna me armë, patrulla policore ka identifikuar të dyshuarin, i cili pranoi se kishte shtënë gjatë një gazmendi familjar.
Ai dorëzoi vullnetarisht një armë me gaz të tipit “ZORAKI M”, një karikator, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja.
Provat materiale u sekuestruan nga njësiti i forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari u ndalua për 48 orë.






























