Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit, viktima, bashkëshortja e personit të dyshuar, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari, një person i gjinisë mashkullore, ka pësuar gjithashtu plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës:

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik, lidhur me rastin që ka ndodhur në fashtin Kërvasari, Komuna Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rëndanga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi.

Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts