Sot zhvillohet protesta e 26-të në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.

Tubimi konsiderohet si kulmi i një mobilizimi qytetar që ka zgjatur mbi tre javë me protesta të pandërprera.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, revolta ka kaluar tashmë kauzën fillestare dhe është kthyer në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.

Një ditë më parë, në orën 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt ndërtesës së Kryeministrisë.

Pas përfundimit të tubimit, protesta vijoi me marshime në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, ku edhe përkundër reshjeve të dendura të shiut, qyteti mbeti i mbushur me protestues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts