5 mijë e 480 maturantë nga krejt vendi paraditen e së enjtes, iu nënshtruan testit të maturës në afatin e dytë.

150 prej tyre, këtë proces e zhvilluan në hapësirat e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, raporton Klan Kosova.

Ndonëse për këtë testim nuk patën ankesa, nxënësit pohojnë se as i vështirë nuk u erdhi.

Kopjimin kësaj radhe thonë se e patën të pamundur.

Edhe mbikëqyrja, sipas tyre, ishte më e strikte.

Nga ky provim, sipas udhëheqësit të Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, janë larguar dy nxënës, njëri në Ferizaj pasi është zënë më telefon, kurse tjetri në Rahovec meqë nuk i plotësonte kriteret.

Megjithatë, sërish rrodhën pyetjet e testit në rrjete sociale.

Rezultatet pritet të dalin më 1 shtator përmes platformës e-Kosova.

Related Posts