Më 12 shtator, qytetarë nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës për të marrë pjesë në “Marshin për Liri”.

Organizatorët kanë publikuar edhe një listë me oraret e nisjes së autobusëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, si dhe pikat përkatëse ku do të bëhet nisja.

Autobusët do të kenë destinacion Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku marshi është paralajmëruar të nisë në ora 14:00.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit së bashku me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë, me mesazhet “Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.”

Lista e publikuar përfshin oraret e nisjes dhe vendet e grumbullimit të autobusëve nga qytetet dhe vendbanimet e ndryshme të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts