Edhe Isa Mustafa e pranoi, dreqi e marrtë”, tha edhe anëtari-teleanalist i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja mbrëmë në “Debat Plus” duke i qëndruar linjës së përdredhur nga pushteti për fjalët e ish-kryeministrit Mustafa.

Pafund postime – prej deputetësh si Mefail Bajiqnovci e analistë/këshilltarë pushteti si Xhevdet Pozhari – mbushën rrjetet sociale si gjoja konfirmimi përfundimtar i rrëfimit të pushtetit.

Krejt kjo nisi pasi një media ditë-e-më-pro pushtetit ia nxori këtë penalti-titull…

Është shkëputur fjalia”.

Kështu thotë fillimisht ish-kryeministri Isa Mustafa në një përgjigje me shkrim për Nacionalen në lidhje me përdredhjen kuptimore që iu bë intervistës së tij në “KosovaPress”.

Esenca e mendimit të tij, kujton Mustafa, ka qenë se pushteti nuk ushtrohet me polici por me pushtet civil.

Është shkëputur fjalia. Kam thënë se kjo qeveri ka arritur të zhbllokojë veriun nga barrikadat dhe veprimi i hapur i bandave, por se pushteti po ushtrohet me polici, dhe se nuk po ushtrohet sovranitet, për arsye se ai ushtrohet vetëm me pushtet civil, i cili mungon në veri. Kjo ka qenë esenca e mendimit tim”, tha Mustafa.

Shkëputjen e një fjalie nga konteksti, Isa Mustafa, s’e sheh të befasishme: por, shton ai, “në veri s’është arritur asgjë esenciale”.

Bindja ime është se, pa marrë parasysh përdredhjeve të tyre, në veri s’kanë arritur asgjë esenciale. Ndikimi i Serbisë te qytetarët serb atje është më i madh se kurdoherë më parë”.

Në këtë tren mendimi, Mustafa rikujton se sa shumë është ndërkombëtarizuar çështja e pakicës serbe krejt këto kohë: dhe se tash kjo temë mbizotëron në diskurs perëndimor.

 

Related Posts