Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë se Shqipëria është një vend që zgjohet dorë për dore me BE-në dhe SHBA-në.

Ai është shprehur se shqiptarët unanimisht kanë vendosur që t’i përkasë Bashkimit Evropian dhe sipas tij,  nuk ka asnjë rrugë tjetër, përcjell Klankosova.

“Lajmi i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët jo sot po prej kohësh është që Shqipëria nuk është një ishull i shkëputur nga bota dhe nuk është as një vend në këtë kontinent që ka bërë ndonjë zgjedhje që ia lejon të qëndrojë dhe me kurriz nga Evropa”.

Related Posts