Pavarësisht numrit të madh të punëtoreve që ka dhe shpresës që kishte se do te fitonte besimin e tyre, pronari i kompanisë ‘Elkos’, Ramiz Kelmendi, nuk ka arritur te siguroj votat e mjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në rezultatet përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja, Kelmendi ka marrë vetëm 4 mijë e 607 vota.
Biznesmeni i njohur kosovar disa javë para zgjedhjeve kishte aderuar për herë të dytë në PDK, por kësaj radhe ai ka mbetur jashtë Kuvendit.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme PDK-ja ka arritur të fitoj 19 mandate.